Jeta Osh Qef

Gruaja ndjek policin dhe i kërkon llogari: Pse po ecje kaq shpejt?
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 20.03.2016, 09:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse diçka e tillë do të ndodhte në Shqipëri, kjo femër do të ishte arrestuar. Një grua ka ndaluar një polic më 2 Shkurt në Miami, autostradë dhe i kërkon llogari se pse po ecte me shpejtësi.

Punonjësi i policisë me shumë mirësjellje i përgjigjet se nuk e kishte vënë re që po udhëtonte me shpejtësi, ndërsa i thotë se po shkonte për në punë.

Ai i kërkon ndjesë gruas nëse ka udhëtuar me një shpejtësi më shumë seç duhet dhe në fund i kërkon asaj të ketë kujdes për veten. Sjellja e policit është vlerësuar shumë. Ndërsa komentuesit janë ndarë në dy pjesë, ka pasur nga ata që kanë mbështetur gruan, por edhe nga ata që e kanë kritikuar se me çfarë të drejtë ajo ndalon një makinë policie, e cila mund të ishte edhe në ndjekje të një krimineli apo të diçka akoma më të rëndë.

Kjo grua ka qëlluar me fat, pasi mund të ishte arrestuar për prishje të qetësisë apo pengese të punës së policit teksa ai ishte në detyrë. Polici nga ana tjetër e respektoi dhe u përul duke treguar se është një person që respekton uniformën dhe punën që bën.

This woman thought a cop was driving too fast... by bestofcrap