Jeta Osh Qef
Home

Rruga u la në harresë/ 300 banorë në protestë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Thu Feb 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vend pa rrugë, është një vend i pashpresë, thotë një shprehje e njohur por në Shqipërinë tonë të vogël duket se nuk ka shpresë as për banorët që jetojnë  pranë kryeqytetin, e aq më pak për fshatrat e izoluara që shtrohen vetëm kur shkon për fushatë deputetët.

Sikur mos të mjafton miliardat për rrugë që prishën brenda vitit, një nga akset me të rëndësishme në Tiranë është lënë prej dekadash në mjerim e harresë, duke izoluar edhe banorët e qindra fshatrave përreth, të cilëve u shkel shumë rrallë këmba në kryeqytet.

Po flasim për rrugën e Ndroqit, aksi më i rëndësishëm në Tiranën e viteve 90′, si rruga me e madhe që të çonte në Durrës. Por bashkë me rrugën, drejt degradimit dhe harresës duket se po shkojnë edhe fshatrat që përshkohen prej saj.

Pas komunizmit, në këtë rrugë nuk u vu më dorë, duke lënë të braktisur dhe të pashpresë të gjithë banorët të cilët nuk kërkojnë asgjë më tepër se sa të mund të jetojnë dhe udhëtojnë "si njerëz".

Edhe kanë ngritur zërin disa herë por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët, e asnjë qeveri nuk e ka pasur rikostruksionin e kësaj rruge në axhendën e saj.

Megjithatë, të vegjël e mëdhenj vendosën të ngriheshin të gjithë së bashku ditën e sotme dhe të bllokonin aksin e shkatërruar, derisa qeveria të kthejë sytë nga ata.

Duke marshuar mes rrugës me gropa, pa trotuare, sinjalistikë dhe ndriçim, 300 banorë i kërkuan shtetit një zgjidhje dhe paralajmëruan se do të bllokonin autostradën Tiranë-Durrës.

Mungesa e investimeve ka çuar në falimentimin e disa bizneseve, pronaret e te cilëve thonë se do të ulin qepenat, ndërsa fermerë në mungesë edhe të linjave urbane shprehen se e kanë humbur kontaktin me tregun.

Madje shumë prej tyre shprehen se Tiranën pothuajse nuk e njohin fare, pasi Ndroqi dhe fshtrat përreth janë kthyer tashmë në zonën me të izoluar të kreyqytetit, edhe pse ndodhet mes dy qyteteve më të rëndësishme të Shqipërisë.

 Në një denoncim për "JOQ.al", një prej banorëve na rrëfen se:

U ngritëm në marshim…kjo nuk ishte një protestë me mbështetje politike, por një prostestë nga vet populli
Po na shkatërrohen makinat dhe bizneset edhe pse i paguajmë të gjitha taksat.
Por kj ishte vetëm hapi i parë sepse nëse nuk do të merren masa nuk do bllokohet vetëm rruga e Ndroqit por do bllokohet rruga e autostradës me mjete buqesore.
Rruga Tiran-Ndroq-Plepa që ka 30 vjet që nuk vihet dorë që nga asfalti i Italianit…."