Jeta Osh Qef
Home

Fermerët derdhin në rrugë luleshtrydhet e kalbura
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Mon Feb 19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fermerët në Kafaraj, zonë e njohur për mbjelljen dhe kultivimin e luleshtrydhes në vendin tonë, kanë pësuar dëmtime të shumta të prodhimit, si pasojë e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve të pak ditëve më parë.

Ata kanë dalë sot në shenjë proteste, duke derdhur në rrugë luleshtrydhet që janë dëmtuar nga përmbytjet e fundit.

Fermerët kërkojnë nga shteti të dëmshpërblehen dhe të gjenden rrugëzgjidhje, në mënyrë që të mos përmbyten!

Njëri prej tyre bën me dije se ka investuar 100 milion lekë në këtë punë, e cila i ka vajtur e gjitha dëm, ndërsa një tjetër kërkon ndihmë nga shteti për t’i ndihmuar me shpenzimet e "varrosjes" se pasurisë së tyre.

Ndër të tjera, ata dëgjohen të thonë:

12 dynym. Një dynym kam nxjerrë këtu që po shikoni ju. Po bëj një muaj e kusur… kam hedhur 100 milionë lekë.
Kjo është gjë e vdekur. Po i varrosim paratë tona. Shteti të na heqë shpenzimet e varrimit.
Shteti të vijë t’i shikojë. Dëmi më i madh këtej në autostradë është bërë, s’ka vënë dorë fare qeveria".