Jeta Osh Qef
Home

Gjendet përfundimisht zgjidhja e problemeve me shikimin
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: Sat Feb 24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

syteNjë pikatore e shpikur nga një skuader oftalmologësh izraelit, është shpikur për të shëruar kornetë dhe për të përmirësuar shikimin e derrave.

Testet klinike për njerëzit, priten të fillojnë këtë vit.

Shpikja e emërtuar “nanodrops” e zhvilluar nga një skuar në Qendrën Mjekësore Shaare Zedek dhe Institutit të Universitetit të Nanoteknologjisë dhe Materialeve të Avancuara, Bar-Ilan, kanë përmirësuar shikimin për larg dhe afër në testet e bëra tek derrat.

Sipas Jeruzalem Post duke cituar doktorin oftalmologist David Smadja, lider i grupit të kërkimeve:

Nëse pikat do përmirësojnë shikimin e njerëzve kur të bëhen testet klinike gjatë këtij viti, zgjidhja me nanoqeliza mund të elemininojë nevojën për të mbajtur syze”.

Dr. Smadja shprehet se koncepti  i ri mund të revolucionojë trajtimin e oftalmologjisë dhe optometrisë tek pacientët me miopi dhe hiperopi, sikurse edhe gjendje të tjera.

Ndërkohë që nanoqelizat sintetike përmirësojnë shikimin,  doktorët nuk e specifikojnë ende se sa shpesh duhet aplikuar pikatorja në mënyrë që të zëvëndësojë syzet përgjithmonë.