Jeta Osh Qef
Home

Të mirat e të qenurit pesimist sipas shkencëtarëve
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 26.02.2018, 18:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
pesimistTë presësh më të keqen ju shtyn që të përqëndroheni në rezultatin e qëllimit dhe të keni një performancë më të mirë, shprehen shkencëtarët.

Të menduarit pozitivisht, është thënë gjithmonë se është rruga drejt suksesit, shëndetit dhe lumturisë.

Tashmë shkencëtarët shprehen se pesimizmi mund të ndihmojë më shumë njerëzit sesa optimizmi për të arritur qëllimet e tyre në jetë.

Në një artikull për Conversation, Fuschia Sirois, shkencëtare në Universitetin e Sheffield për shëndetin e psikologjisë, shpjegon si një lloj i veçantë pesimizmi, i quajtur “pesimizmi mbrojtës”, u jep njerëzve stimul.

Pesimizmi mbrojtës përfshin pritshmëri të ulët për rezultatin e planit ose situatës.

Nëse je pesimist se nuk do të të marin në punë pas intervistës, të bën që të imagjinosh detajet e gjithçkaje që mund të jenë negative e që nuk do shkojnë mirë.

Sa herë ju kanë thënë se diçka e hatashme do ndodhë për sa kohë që mendoni pozitivisht?

Patjetër që ka prova që të qenurit optimist të jep disa benefite si për shëmbull, një shëndet më të mirë.

Në botë ka njerëz që nuk e shohin gotën gjithmonë gjysëm plotë, por e shohin gjysëm bosh.

Pesimizëm nuk do të thotë me patjetër që është të menduarit negativisht.

Shkencëtarët deklarojnë se pesimizmi mbrojtës i bën njerëzit që të parandalojnë ose parashikojnë atë që do vijë, kështu ata janë të përgatitur.

Pra kjo është një strategji që njerëzit që janë në ankth e përdorin pesimizmin mbrojtës për të përmirësuar gjendjen e ankthit që kalojnë, kështu si rezultat ata shkojnë drejt qëllimit të tyre me situata të para përgatitura në mendjen e tyre.