Jeta Osh Qef
Home

Fëmija 6 vjeçar që pëson 30 kriza epilepsie në ditë, gjen kurën te cannabis
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: Thu Mar 1

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Alfie pëson plot 3,000 kriza dhe 48 vizita në spital çdo vit.

Parlamenti britanik po merr në konsideratë mundësinë për t’i lejuar vogëlushit nga Warwickshire mundësinë që të kurohet me cannabis mjekësor.

Vogëlushi vuan nga një gjëndje e rrallë epilepsie që ka prekur vetëm 9 djem në gjithë botën.

Ministrat thonë se po marrin në konsideratë çdo mundësi, një ndër të cilat është një trajtim 3 mujor me cannabis.

Ende nuk është marë asnjë vendim pasi situate është delikate.

E ëma e djaloshit, Hannah Deacon, pas një kure që i bëri në shtator me mjekim me bazë cannabisi në Hollandë, shprehet se djalit iu përgjysmuan krizat e dridhjeve, kohëzgjatja dhe forca e krizave.

Tashmë fati i Alfie-t ka mbetur në dorë të parlamentit britanik, të cilët duhet të votojnë ose jo në favor të trajtimit të tij me cannabis.