Jeta Osh Qef
Home

Pas borës vendi “pushtohet” nga shtrëngatat
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Thu Mar 1

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

bor

Dëbora ka izoluar prej ditësh një pjesë të madhe të zonave malore, duke bllokuar një sërë aksesh të rëndësishme, por duket se më e keqja  s’ka ardhur akoma.

Të nesërmen i gjithë vendi do të përfshihet nga shira intensive, sidomos  në qarqet e veriut ku priten të shoqërohen edhe me shtrëngata.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të mëdha dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes në të gjithë territorin.

Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme.

Në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, probleme mund të shfaqen edhe në zonat urbane.

Rritje të shpejtë të prurjeve do të ketë edhe në Lumenjtë Mat dhe Ishëm.

Baseni Drin dhe Buna, do ketë rritje të prurjeve, por vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve të mundshme nga kaskada e Lumit Drin.

Temperaturat
Nesër (e premte, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 15 °C
në vendet e ulëta: 7 / 12 °C
në vendet malore: 1 / 9 °C.