Jeta Osh Qef
Home

Rritje drastike e çmimit të bananes në Shqipëri
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Sat Mar 3

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çmimet e bananeve kanë pësuar një rritje të shpejtë dy ditët e fundit, teksa tregtarët në pikat e pakicës e kanë shitur një kilogram rreth 35% më shumë.

Një kilogramë banane që në fillim të javës është shitur me rreth 170 lekë, në fundjavë u shit mesatarisht me 230 lekë.

Tregtarët thanë se çmimi është rritur nga grositët. Tregu i shumicës është çrregulluar. Dy ditët e fundit tregtarët e pakicës thanë se janë ndeshur me rradhë të gjatë për tu furnizuar. Përpos vështirësive në furnizim, çmimi ka pësuar rritje. Tregtarët pohojnë se çmimet e bananeve luhaten në masa të vogla, për shkak të problemtatikave që ka vijueshmëria e furnizimit nga vendet e largëta.

Por këtë herë cmimi është rritur në një ditë me një vlerë të lartë. Tregtarët pohojnë se, arsyea këtë herë lidhet me problematikën që që krijoi sasia e drogës që u kap e kamufluar në banane. Grositët nën presionin e kontrolleve të policisë, kanë limituar furnizimin e pakicave e për pasojë kanë ndikuar në rritjen e çmimit të frutit.

Konsumi i bananes për frymë në vend sipas përllogaritjeve të ‘Monitor’ është afërsisht 8 kg në vit, ndërsa mesatarja botërore është 12 kg për frymë. Krahasuar me vendet e rajonin, konsumi i bananes për frymë është ndër më të lartët në rajon.

Sipas të dhënave të Doganës, origjina e bananeve të hyra në Shqipëri gjatë 2016-s është ngushtuar vetëm në tre shtete: Kolumbi, Ekuador, Meksikë.

Sipas të dhënave të doganës, në total gjatë 2016-s janë importuar nga këto tri shtete të Amerikës Latine 22 mijë tonë banane me një rritje prej 9 përqindësh krahasuar me një vit më parë. Ndërsa në vlerë, i gjithë totali i bananeve të importuara në Shqipëri përllogariten rreth 16.9 milionë dollarë.

Peshën më të lartë të eksporteve e zënë bananet e importuara nga Ekuadori, apo rreth 77 për qind e të gjithë totalit në 2016-n. Rreth 11 për qind e tyre vijnë nga Meksika dhe 12 për qind të peshës e zinin bananet e sjella nga Kolumbia, shkruan Monitor.al.

FEATURE