Jeta Osh Qef
Home

Pazari i Ri, nga pedonale në shesh biznesesh private
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Mon Mar 5

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pazari i Ri në zemër të Tiranës u inagurua vitin e kaluar Ditën e Verës nën një ceremoni madhështore të organizuar nga kryebashkiaku Veliaj si një punë e tij, edhe pse nga shuma e 4 milionëve dollarë investim 3 janë investuar nga Fondi Amerikan i Zhvillimit.

Kur u prezantua projekti në 2015, shpjegohej se si hapësira e Pazarit të Ri do shërbente për tregun e fruta-perimeve dhe si pedonale për kalimin e kohës nga qytetarët.

Premtimi fillestar i vitit 2015 nga Erion Veliaj:

Çdo pasdite do të kthehet në pedonale. Paradite do të jetë pazar, sigurisht i rregulluar me tezga moderne. Gjithashtu edhe pjesa e sheshit ‘Avni Rustemi’ do kthehet në pedonale, poshtë do të jetë një nënkalim për të rregulluar trafikun. Aty afër do të jetë edhe një parking publik. Do të kujdesem bashkë me stafin e bashkisë që të sjellim një standard të ri të bërjes së punëve publike dhe një standard të ri të kompozimit jo vetëm të pjesës së pazarit dhe të pjesës shtesë që është një bashkëfinancim i qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës, nënkalimi, parkingu dhe një zonë pedonale në Pazarin e Ri, për ta kthyer në një zonë atraktive.”

Hapësira publike, pedonale, treg me standarde, duket gati perfekt derisa këtij projekti i janë shtuar në mënyrë të heshtur edhe dhjetëra kafene e restorante që kanë zaptuar frikshëm Pazarin e Ri.

Fillimisht u hapën vetëm pak kafene, ndërsa brenda 1 viti pa 10 ditë kafenetë janë shtuar si kërpudha. Pyetja është kush ua dha lejen në një hapësirë të tillë publike?!

Me sa duket ka filluar shitja e “parcelave” tek Pazari i Ri, pasi ditët e fundit disa prej kafeneve kanë rrethuar ambientin e tyre me struktura xhami apo rrethime me materiale tjera.

Tanimë Pazari i Ri jo vetëm që nuk është pedonale për kalimin e kohës, por edhe si rrugë kalimtare është bërë me pengesa./.JOQ.al