Jeta Osh Qef
Home

Kosemi që s’keni njohur, historia e gruas që vdiq nga dëshira për pushtet
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Tue Mar 6

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulltanesha Kosem është shndërruar në një personazh televiziv të dashur për shqiptarët dhe shumë prej tyre po njihen me këtë pjesë të historisë turke falë telenovelave që po shfaqen kohët e fundit në ekranet televizive.

Ne po e njohim si një sulltaneshë të fuqishme dhe të dashur, që bën gjithçka për ruajtjen e dinastisë, duke qenë se kemi të bëjmë me një realizim televiziv, por si  ka qenë realisht Kosemi?

Historia thotë se për shkak të komplotit të saj, me mbështetjen e nënës së Mustafës I, Sulltaneshës Halime, Osmani u vra nga Janizarët. Për shkak të veprimeve të tyre, Kosem u kthye në Topkapi, bashkë me djalin e saj, Sulltanin Murad IV.

Në të njëjtën kohë, Halime dhe biri i saj Mustafa, që luftuan me një sëmundje mendore, jetuan përmes ndryshimit të fuqisë. Si një Sulltaneshë Valide (nëna e sulltanit që sundon haremin) dhe një regent, Kosem shfaqi një fytyrë të ndryshme.

kosem 3

Ajo u bë një sunduese e fuqishme, aq sa edhe një Sulltan.Murad IV nuk ishte në gjendje të sundonte perandorinë gjatë mbretërimit të tij, shkruan "Urbanus". Pas vdekjes së Muradit në vitin 1940, ajo vendosi që të ul në fron djalin e saj, Ibrahimin. Ai ishte princi i fundit i mbijetuar i Kosemit dhe ata sunduan bashkë për tetë vite të ardhshme.

Më 8 gusht të vitit 1648, Ibrahimi u rrëzua nga froni dhe u burgos. Ibrahimi u ekzekutua më 18 gusht 1648. Pas vdekjes së Ibrahimit, Sulltanesha Valide ishte Turhan, e cila dëshironte që të ndalonte vjehrrën e saj të mbante pushtetin.

Kosem vdiq për shkak të dëshirës së saj më të flaktë, që ishte pushteti. Ajo u vra nga një grua që i shërbente Sulltaneshës Turhan Hatice. Pas viteve të dominimit, Kosëm u vra në një të njëjtën mënyrë, sikurse edhe ajo që kishte bërë shumë herë. Turhan fajësojnë Kosem për vdekjen e Ibrahimit dhe donte t’i jepte fund sundimit të saj për të mbrojtur Mehmetin.

kosem1

Ajo kishte frikë se Kosëm do të përpiqej të bëhej regjente edhe njëherë.Gjatë jetës së saj, Kosem (bashkë me të gjithë Sulltanët tjerë që sunduan në këtë periudhë) shkatërruan buxhetin e pallatit.Kosem nuk kishte aspak mëshirë për armiqtë e saj në politikë dhe gjithmonë kujdesej për njerëzit e varfër dhe për ata që kërkonin ndihmë.

Emri i burrit të saj u kujtua gjatë shekujve në xhaminë e kaltër, e cila u ndërtua sipas urdhrave të tij. Pas vdekjes së Sulltaneshës Kosem, pashallarët morrën vendim që të mos lejonin asnjë grua të sundojë në Perandorinë Osmane .Sundimi i Sulltaneshës Kosem ishte periudha më me ndikim që kishin gratë në Perandorinë Osmane.

kosemmm