Jeta Osh Qef
Home

Bëhuni gati për plazh, këtë fundjavë “çmendet” moti
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Fri Mar 9

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

 bregdeti-shqiptar

Moti i keq dhe shirat e rrëmbyeshëm çuan para disa ditësh në përmbytje të mëdha në Shkodër dhe në Vlorë, por duket se situata do të ndryshojë.

Pas ditëve me shi,  temperaturat pritet të rriten ndjeshëm në fundjavë, duke e bërë motin edhe të favorshëm për plazh.

Madje moti pritet të sjellë një valë të madhe të ngrohti në fund të marsit.

Por për të marrë rrezet e diellit, do të na duhet të durojmë edhe disa ditë të tjera me shi dhe borë nga mesi i muajit.

Sinoptikanët parashikojnë se:

Fundjava do të dominohet nga moti i kthjellët po ashtu priten temperaturat të jenë shumë të favorshme edhe për në bregdet. Presim që maksimumi të shkojë të shtunën dhe të dielën në 24-25 gradë.
Pritet që në 10 ditëshi e fundit të muajit Mars të kemi një 3-4 ditësh shkëputje nga normaliteti i stinës së Pranverës, ku pritet një rënie e theksuar e temperaturave dhe nëse do të shoqërohet edhe me reshje, do të shohim reshje dëbore."