Jeta Osh Qef
Home

Bashkia Durrës bie në gropat që hap vetë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Sat Mar 10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Durrësi, dëshmia apokaliptike e betonizimit, aty ku post modernia dhe “mesjeta” bashkëjetojnë nga politikat e kryebashkiakut Vengjush Dako.

Postmoderne janë ndërtimet e pa fre dhe pa asnjë plan, të cilat nga ana tjetër po ngrihen mbi strukturën e varfër të qytetit bregdetar që po ashtu mban pasuri arkeologjike në zona të ndryshme.

“Mos ia bëj gropën tjetrit se do biesh vetë i pari”, thotë populli, por kjo është parë literalisht në Durrës sot.

Një kamion i drejtuar nga punonjësit e bashkisë është filmuar teksa ngec në gropat e hapura në mes të qytetit të (pa)asfaltuar.

Përveç ndotjes, përveç shkatërrimit të vijës bregdetare nga ndërtimet, përveç shkatërrimit të sheshit pranë portit (Veliera) që vazhdon të jetë kaotik dhe shumë e shuam problemeve tjera, rrugët e Durrësit janë një skandal.

Durrësi që duhet të ishte një qytet model dhe shumë përpara në zhvillim për vetë pikën strategjike të shtrirjes së tij, sot duhet të hapësh sytë se mos bie në gropa nëse del një shëtitje rreth e përqark.

Ka dikush ndonjë pyetje për Vangjush Dakon, sepse ka 3 mandate në krye të Durrësit…