Jeta Osh Qef
Home

“Porositësi i kokainës”/Olsi Rama: Edin s’e pyes
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Mon Mar 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Olsi Rama, vëllai i Edi Ramës është akuzuar nga opozita kohët e fundit, si porositësi i 613 kilogramëve kokainë që u sekuestruan në Maminas disa ditë më parë.

Drejtori i ri i përgjithshëm i klubit të Partizanit është shprehur në "Rubrikën Sportive" se nuk ka lidhje me këto akuza, të cilat i ka quajtur sajesa të opozitës.

Olsi u shpreh:

Për sa i përket akuzave të fundit, që më lidhin mua me kokainën, janë sajesa, unë nuk kam lidhje. Të gjithë ata që më njohin mua, e dinë që unë nuk kam lidhje me këto çështje. As me punë tenderash, asnjë lloj gjëje të ngjashme. Po këto janë gjëra që sajohen në këtë fshatin tonë".

Sa i takon marrëdhënies me Edi Ramën, Olsi deklaroi se as nuk i futet në punët e tij dhe as nuk e lejon atë t’i ndërhyjë.

Vëllai i kreut të qeverisë tha:

Marrëdhëniet me Edin? Unë se pyes atë për punët e tij, ai s’më pyet mua për punët e mia, në aspektin profesional nuk i hyjmë njëri-tjetrit në punë".