Jeta Osh Qef
Home

Shqipëria jashtë liste/ Pse nuk takohet me Ramën i dërguari i Trump?
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Mon Mar 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

page

Presidenti amerikan, Donald Trump, duket se i ka dhënë një "shuplakë" të madhe Ramës, duke dërguar në një tur diplomatik në Ballkan një nga ndihmësit e tij.

Ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai do të vizitojë, Prishtinën, Shkupin, Beogradin, Athinën dhe Nikosinë në datat 12-17 mars.

Por zyrtari më i lartë të SHBA-së për Evropën juglindore duket se nuk e ka futur Tiranën në në agjendën e tij.

Si rrallë herë në historinë e vizitave të zyrtarëve të lartë amerikanë, si nuk do ndalojë në kryeqytetin shqiptar duke e anashkaluar takimin me krerët e shtetit shqiptar.

Arseyja pse Mitchell nuk do të vinë  Tiranë mund të jenë kokaina e kapur në Portin e Durrësit në fund të shkurtit, ose qëndrimi i deklaruar kundër presidentit Trump nga ana e kryeministrit Rama.

Nga ana tjetër, ditën e sotme ai do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës, duke përfshirë Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj.