Jeta Osh Qef
Home

Legjenda e Liverpoolit bën skandal në rrugë, pështyn 14 vjeçaren nga makina
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Mon Mar 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të jesh ose të kesh qenë futbollist i madh, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh futbollist i madh.

Këtë fakt e konfirmon, ish mbrojtësi i Liverpool-it dhe i Anglisë Jamie Carragher është bërë protagonist i një ngjarjeje të shëmtuar, pas takimit Manchester United – Liverpool të përfunduar me rezultatin 2-1.

Ai pështyu në fytyrë një vajzë 14 vjeçare nga makina e tij, pasi u inatos se po tallej për humbjen e të kuqve në “Old Trafford”.

Carragher nuk e duroi talljen që i ati i vajzës po i bënte, ndërsa po filmonte skemën dhe iu afrua me makinë dhe pështyu drejt tyre.

Pështyma e kapi 14 vjeçaren në fytyrë dhe ajo nisi të qante. Carragher më pas mori familjen dhe i kërkoi falje për veprimin e bërë.

Komplet gabim si veprim dhe në i kërkova personalisht falje familjes këtë mbrëmje. U talla 3 apo 4 herë gjatë autostradës dhe po filmohesha dhe e humba kontrollin. Nuk ka justifikime. Këkroj falje”, ishte reagimi i futbollistit në profilin tij në Twitter.

Ky veprim i turpshëm ka sjellë reagime në Britani, ndërkohë që tani ish futbollisti rrezikon që të shkarkohet nga detyra e tij si komentator sportiv në televizionin Sky.

Bordi drejtues pritet që të zhvillojë një takim ku do të marrë vendimin për sjelljen e punonjësit të televizionit.