Jeta Osh Qef
Home

Sherr në avionin e Lazios, Igli Tare kapet me tifozin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Mon Mar 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Claudio+Lotito+SS+Lazio+Travels+Verona+OhPDTCTYmRdlPërveç merkatos, Igli Tare duhet të mendojë edhe për problemet e tjera të Lazios.  Së fundmi, drejtori shqiptar është bërë protagonist i një incidenti në avionin e ekipit.

Gjatë rrugës së kthimit me avion nga transferta e Cagliarit ku Lazio barazoi, një incident jo i këndshëm ka ndodhur në bord.

Një ultras i skuadrës që kishte udhëtuar gjithashtu për të ndjekur takimin nuk i ka kursyer ironitë me lojtarët për rezultatin.

Por, pas disa minutave me fjalë ai ka akuzuar Luis Nanin për mosmotivim dhe është çuar në këmbë për të krijuar një konflikt fizik me të.

I pari që ka ndërhyrë për qetësuar situatën ishte drejtori sportiv, Igli Tare që është ndihmuar edhe nga të tjerë futbollistë të ekipit.

Në pjesën e mbetur të udhëtimit nuk ka pasur më probleme, ndërsa në momentin që avioni ka zbritur në pistë tifozi është shoqëruar nga forcat e rendit.