Jeta Osh Qef
Home

Presidenti i ekipit u fut me armë në stadium, qeveria greke ndërpret kampionatin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Mon Mar 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

pstoletaPas koaosit në stadiumin e Selanikut ku presidenti i PAOK-ut u fut me armë në fushën e lojës, qeveria greke ka vendosur ta ndërpresë kampionatin e futbollit.

Ivan Savidis, i cili hyri në fushë me pistoletë gjatë ndeshjes PAOK-AEK pasi arbitri i anulloi një gol ekipit të tij.

Kemi vendosur ta ndërpresim kampionatin”, – deklaroi një nga drejtuesit e sportit në Greqi, Giorgos Vasiliadis, pas një mbledhjeje emergjente të Qeverisë.

Drejtuesit e Federatës Greke të Futbollit janë në kontakte të vazhdueshme me UEFA-n.

Avidis, 58 vjeç, u fut në fushë në minutën e 89-të, i shoqëruar nga truprojet e tij, të cilët kërcënuan arbitrin Georgios Kaminis.

Ndeshja u ndërpre direkt dhe Savidi është është i kërkuar nga policia, bashkë me persona të tjerë.