Jeta Osh Qef
Home

Surpriza e madhe Milanit, Pepe Reina kryen vizitat mjeksore
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Mon Mar 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

sport-preview-pepe-reina-to-ac-milanPepe Reina mund të quhet përfundimisht një futbollist i Milanit, edhe pse fanellën kuqezi do e veshë në fund të sezonit.

Sipas “Sky Sport”, portieri spanjoll ka kryer ditën e sotme vizitat mjekësore te Milani dhe firma në kontratë do të vijë këto ditë.

Reina erdhi te Napoli në vitin 2013 dhe i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, kështu që te Milani do të vijë me parametra zero.

Nuk dihet ende nëse drejtuesit e Milanit e kanmarrë për të zëvendësuar Donarumën nga stoli, apo për të qenë titullar.

E ardhmja e Donarumës është diskutuar shpesh në verë dhe nuk është çudi aspak që Milani ta shesë, pasi nuk mungojnë ofertat serioze dhe të majme nga gjithë klubet me emër të Europës.