Jeta Osh Qef
Home

Zhduken mistershëm nga Durrësi 9 të huaj që erdhën në Shqipëri për të punuar
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Mon Mar 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëntë persona të huaj nga Nepali, të cilët kishin ardhur në Shqipëri për të punuar, janë zhdukur në mënyrë të mistershme.

Ata kanë ardhur në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit dhe më pas janë vendosur në një hotel në Durrës. Pasi janë akomoduar aty, janë larguar pa lënë gjurmë, duke mos marrë me vete as bagazhet.

Nepalezët, të cilët kanë lënë në hotel edhe dokumentet, dyshohet se kishin ardhur për të punuar si marinarë në një anije.

Zyrtarisht mësohet se ata kanë mbërritur të premten më datë 9 mars në Rinas, e më pas janë akomoduar në një hotel në Durrës.

Por një ditë më pas, më 10 mars, ata janë larguar nga hoteli duke braktisur bagazhet dhe nuk janë kthyer më.

Sipas “DurrësLajm” se gjatë hetimeve të deritanishme policia nuk ka vërejtur ndonjë gjë të jashtëligjshme apo të dyshimtë rreth nepalezëve.

premier-room1

Foto ilustruese