Jeta Osh Qef
Home

Kërcënohet me jetë Mërgim Mavraj dhe ekipi i Hamburgut
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Mon Mar 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

fotoEkipi gjerman i Hamburgut duket se e ka të pamundur t’i shpërojë rënies nga Bundesliga gjermane.

Pas rezultateve të dobëta në kampionat, tifozët kanë kërcënuar me vdekje futbollistët në qendrën stërvitore.

Gjatë së shtunës, tifozët e Hamburgut kanë vendosur përpara stadiumit disa kryqe varrezash dhe një banderolë e madhe ku shkruhej:

Koha juaj mbaroi! Do ju kapim të gjithëve”.

Sipas mediave gjermane, policia ka filluar me hetimin për të gjetur autorët, që kanë kërcënuar me jetë Mavrajn dhe shokët e tij të ekipit.

Sakaq, ditën e sotme, trajneri  Bernd Hollerbah është larguar nga drejtimi i ekipit, ndërsa vendin e tij e ka marrë Christian Titz, që është trajneri i të rinjëve.

Hamburgu pozicionohet në vend të 17-të në kuotën e 18-të pikëve pas 26 ndeshjesh, 7 më pak se Wolfsburg në vend të 15-të.

Untitled