Jeta Osh Qef
Home

Vdekja e nënës bashkë me foshnjën në Kukës, mjekët: E kishte dëmtuar fetusin në shtëpi
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Mon Mar 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Foto-kryesore-feature (2) Foto ilustruese.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Kukësit, ku 42-vjeçarja N.P. ka vdekur bashkë me foshnjën.

Mjekët e spitalit janë shprehur se nëna 42-vjeçare është paraqitur në gjendje të rëndë.

N.P. u paraqit në spital me hemorragji të madhe, diagnozë e quajtur në gjuhën mjekësore “Fetus Morti”.

Mjekët gjithashtu kanë shpjeguar se nëna 42-vjeçare ka tentuar disa herë në shtëpi të dëmtojë fetusin dhe kjo i ka shkaktuar vdekjen asaj dhe foshnjës ende në bark.

Sipas mjekëve mësohet se pacientja ka tentuar të dëmtojë barrën për shkak të problemeve sociale dhe është paraqitur në spital të gjendje të rënduar.

Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ka vijuar gjendja e rëndë e pacientes të cilës gjatë kësaj kohe i është dhënë 5 njësi gjak dhe 3 njësi plazëm por ka qenë pa puls periferik gjatë gjithë kohës.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të ekipit mjekësor e sëmura ndërroi jetë në ora 01 e 30 të natës, sipas raportimeve për "BalkanWeb".

Nga ana tjetër policia deklaron se është njoftuar sot në orën 08:30, nga Spitali Rajonal Kukës, se në orët e para të mëngjesit, në maternitetin e Kukësit, gjatë lindjes ka gjetur vdekjen shtetasja N.P., banuese në Kukës, së bashku me foshnjën.

Trupi i pajetë i nënës dhe foshnjës, ndodhen në morgun e spitalit të Kukësit, ndërsa familjarët kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes. 42-vjeçarja ishte nënë e 6 fëmijëve.