Jeta Osh Qef
Home

Alarmi mbi çokollatën vdekjeprurëse, groposen dhe digjen 15 ton Snickers
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Mon Mar 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rreth 15 tonë çokollata “Snickers” dhe “Mars” janë djegur në Gaza, duke vënë në alarm organizatat botërore të shëndetit.

Çokollatat të ardhura nga vende të ndryshme të botës janë djegur pasi është dyshuar se brenda tyre ka copa plastike.

Autoritetet kanë vendosur që të shkatërrojnë dhjetëra ton çokollata, pasi copat plastike janë edhe shkaktare të kancerit.

Kanë ekzistuar gjithmonë zëra që hedhin dyshime mbi çokollatat e tilla dhe përmbajtjen e tyre por asnjëherë nuk është bërë ndonjë hulumtim i gjerë.

Megjithatë, sekuestrimi i fundit i ëmbëlsirave mjaft të pëlqyera në mbarë botën, duket se i ka hapur mjaft telashe kompanisë.