Jeta Osh Qef
Home

Rama nuk stepet: Teatri Kombëtar do të shembet, ata që protestojnë…
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: Mon Mar 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

screenshot-62_1518792940-9476869

Edhe pse ka pasur shumë debate dhe protesta kryesisht nga artistësh për shembjen dhe transferimin e Teatrit Kombëtar, kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë pasdite projektin e ri të teatrit.

Duke e cilësuar si një kartëvizitë për të ardhmen, Rama injoroi komplet zërat kundër shembjes së kësaj godine historike.

Në këtë takim prezantimi nuk munguan as aktorët, të cilët para disa ditësh ngritën kujën kundër teatrit të ri.

Rama u shpreh:

Nga një sallë e vetme sot, nesër do keni 4 salla. Nga hapësira të papërshkrueshme, se janë realisht poshtëruese për artistët, do keni një shumëfish të hapësirës për artistët, salla kryesore nga 480 vende, do ketë 620. Do kemi një teatër që do të jetë sa 3fishi i këtij që është sot. Mbi gërmadhat e së shkuarës do ngrihet teatri i ri kombëtar.
Godina e vjetër e teatrit do të shembet. Kush sot del dhe bën protesta, do të duhet të mendojë se si të lërë yllin aty, pasi godina do të shembet dhe aty do të ngrihet teatri i ri Kombëtar.
Ne shpenzuam brenda mundësive për të përmirësuar kushtet ekzistuese të godinës së teatrit, e cila pati disa ndërhyrje për të krijuar mundësi minimale, sistem minimal sigurie e ngrohjeje, gjëra që ishin si ato medikamentet që mbajnë në jetë një të sëmurë në koma, nga ana tjetër filluam ndërtimin e qendrës së re multifunksionale që është shëmbëlltyrë e një ambicie të vërtetë që do ketë standarte bashkëkohore për të gjithë ata që duan të bëjnë teatër.
Turbina nuk është zëvendësuesja e përheshme e Teatrit Kombëtar por do shërbejë për sa kohë do ndërtohet teatri, por do jetë aty edhe pas ndërtimit të Teatrit se në vitet në vijim do të ketë më shumë shfaqje besoj. Ndjej keqardhje që u desh kaq shumë kohë të bëhej. Debatet i kam ndjekur. Ajo që dua ne të bëjmë është që ministria e qeveria të mos jenë përgjegjëse për suksesin apo vlerësimin e suksesit, vlerësimin ta bëjë publiku. Qeveria do krijojë burimet që kush është më i zoti të marrë atë që i takon.”