Jeta Osh Qef
Home

Djali nga Shkodra vjedh shtëpinë e vet, fton edhe shokët
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Mon Mar 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohen se janë autorë të një grabitje të ndodhur një ditë më parë.

Ngjarja ndodhi dje në fshatin Shelqet, Vau Dejës. Dhe në njoftimin e polisë, thuhet se shtetasit me inicialet K.J., 29 vjeç banues në fshatin Mjedë dhe S. J., 16 vjeç, banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës akuzohen se kanë vjedhur banesën e shtetasit P. Z.

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë 2 shtetas, mes tyre djali i pronarit te shtepise, shtetasi me inicialet E. Z. 16 vjec.

Njoftimi i plotë:

Me datë 12.03.2018, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau Dejës falë një pune intensive hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Klovis Jeraj, 29 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës,

S. J. 16 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës,

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjëndje të lirë shtetasit:

E. Z. 16 vjec banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës,

R. K. 17 vjec banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës,

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi me datën 11.03.2018, kanë organizuar dhe kryer vjedhjen e baneses së shtetasit P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës.

Nga veprimet e para hetimore dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sendet e vjedhura në banesën e shtetasit P.Z. konkretisht janë; 680 000 Lekë të vjetra, 210 Euro, një sasi rreth 6 kilogram bizhuteri argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre aparate celularë.

Ngjarja në fjalë është organizuar dhe drejtuar nga i biri i pronarit të banesës, shtetasi E. Z. ku është kryer vjedhja nga shtetasit e lartëpërmendur të cilët janë shokët e tij.

Materjalet iu referuan në Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkalles së Parë Shkodër për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuara nga nenet 134-25 e 283 të Kodit Penal.