Jeta Osh Qef
Home

Erdogan tensionon marrëdhëniet me grekët: Shpëtuat pa u bërë peshk i kriposur!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: Mon Mar 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

1

Rreth një javë më parë, Presidenti Grek, Prokopis Pavlopulous bëri të qartë se Greqia nuk ka lënë asnjë boshllëk për ndryshimin e kufijve apo zona të diskutueshme në detin Egje me Traktatin e Lozanës.

Këtyre deklaratave Erdogan i është përgjigjur me thirrje që shkaktojnë tension mes palëve.

Fjalimi u mbajt në një konferencë të partisë së tij në provincën Sakarya, zonë ku në vitin 1921 forcat turke kanë ndërprerë marshimin e ushtrisë greke drejt Ankarasë.

Erdogan është shprehur se:

Ata që duan të rifreskojnë kujtesën e tyre, le të shkojnë t’i hedhin një sy historisë së tyre të kohëve të fundit. Ata që hedhin fjalë më të mëdha sesa përmasat e trupit të tyre, para se të lexojnë përralla, le të lexojnë një libër të vërtetë historie. Le të mësojnë shumë mirë sesi shpëtuan pa u bërë peshk i kriposur në Sakarya dhe si i braktisën këto vende duke u hedhur në det. E thashë dhe e them përsëri: Nuk kemi asnjë synim për territoret dhe sovranitetin e askujt”.