Jeta Osh Qef
Home

Teatri Kombëtar/ Konflikti para kamerave me Ramën dhe ironia e Robert Ndrenikës
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Mon Mar 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme në Kryeministri është mbajtur prezantimi i projektit për Teatrin e ri Kombëtar, ku të pranishëm kanë qenë disa artistë përballë kryeministrit Edi Rama.

Rama injoroi komplet zërat kundër shembjes së kësaj godine historike dhe nuk e lejoi të flasë aktorin Robert Ndrenika, duke i kërkuar që më parë të shohë prezantimin e projektit.

Ai i tha:

Jo jo, prit shiko projektin njëherë”

Aktori i madh ia ktheu:

Mirë dakord po shoh projektin”

Pasi prezantimi i projektit të arkitektit danez Bjarke Ingels përfundoi e mori përsëri fjalën Rama dhe u largua.

Para se të ikte, ai tha:

Unë po largohem tani diskutoni me njëri tjetrin"

Pas incidentit aktori Robert Ndrenika është shprehur me ironi:

Kryeministri nuk na donte se kështu na kishin thënë, por rezulton se na dashka”.

Ndrenika ka deklaruar më tej:

Më shqetëson Partneriteti-Publik-Privat. Kjo është dyndje e xhunglës urbane. Por unë dua ta shoh në maket, për të parë nga afër si është skena dhe xhepat e saj. Ajo që na intereson ne artistëve”

bert-1024x506