Jeta Osh Qef
Home

Lobimi i PD-së, Rama: Partnerët janë të shqetësuar
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Mon Mar 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama ka folur për lobimin e PD-së, duke thënë se duhet medoemos e vërteta për një histori te tillë.

I ftuar në emisionin "Studio e Hapur" të gazetares Eni Vasili në News24, Rama tha se ka kërkuar që çështja të zbardhet.

Rama u shpreh:

Partnerët e Shqipërisë janë të shqetësuar. Cilët janë shqetësuar? Cilët janë partnerët e Shqipërisë. Ata janë të shqetësuar për këtë çështje. Ne nuk ngremë akuzë të drejtpërdrejtë për financim nga Kremlini për destabilizim në Shqipëri, por ne duhet ta përjashtojmë këtë duke u bindur 100%. Ne do të investohemi deri në këtë pikë derisa të jemi të bindur për njërën apo për tjetrën. Kjo ka ndodhur në vendin në kufirin tonë verior ku është bërë hataja (Mal i Zi)”

5 (1)