Jeta Osh Qef
Home

“Takoi Saimir Tahirin në spital”, Rama: Sa veshi pantallonat …
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Mon Mar 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama duke iu referuar çështjes së drogës dhe kanabisit në vend, deklaroi se opozita ka pasur një rol negativ dhe se ka folur jashtë Shqipërisë duke bërë një pasqyrë të errët të vendit.

Megjithëse, lidhur me lajmin që qarkulloi në media, se Rama kishte takuar në një spital privat ish-ministrin, kryeministri nuk foli.

Ai devijoi pyetjen, duke “e përmbledhur” në një thënie dhe duke e çuar sërish temën te lideri i opozitës.

Rama u shpreh:

E kuptoni çfarë tallje është kjo mënyrë e të folurit të kryetarit të opozitës kur duhet të japi sqarim për një sallatë të mirëfilltë ruse, për dyshimet se ka një infiltrim te politikes ruse? Me Rusinë s’kemi marrëdhënie, s’është një parnter strategjik i yni, s’është pikë referimi, jemi 100% të linjëzuar me aleatët strategjikë në politikën e Rusisë, por jemi të hapur për marrëdhënie ekonomike. Unë s’kam pritur ndonjë rus si ky që thuhet në përrallën e radhës, kam pritur përfaqësues të kompanisë Gunvor që është 100% e një pronësie e kam pritur në zyrë zotërinë norvegjez, por kam pritur një kompani ruse në zyrë disa kohë më parë për një projekt në fushën e energjetikës. Po pse do i kërkoj biografinë mos keni ndonjë grua ruse? Se mu bë si ajo a e takove Saimir Tahirin në spital? Po behet si ajo thenia që sa veshi pantallonat e vërteta, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës”

5 (3)