Jeta Osh Qef
Home

U transferua me bujë, talenti shqiptar gjen golin e parë në Gjermani
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Mon Mar 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Futbollisti shqiptar,  Milot Rashica ka shënuar mbrëmjen e sotme golin e parë me fanellën e Werder Bremen pas transferimit në Bundesliga 1 gjatë merkatos së janarit.

Mesfushori që aktivizohet për kombëtaren e Kosovës ka realizuar në takimin kundër Koln, duke i dhënë avantazhin 2-1 ekipit të tij.

Rashica shënoi në minutën e 58-të  pas një asisti perfekt dhe tashmë Werder kryeson takimin, ndërsa po luhet minuta e 85-të.

Ndeshja është e vlefshme për javën e 26-të të Bundesligës gjermane. Goli i shqiptarit po rezultin vendimtar deri në këto minuta.