Jeta Osh Qef
Home

Gjyqtari i njohur shokon të ftuarit: Më kanë vënë plumb në dhomat e zhveshjes
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Mon Mar 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lorenc Jemini, ish-gjytar i FIFA-s në Superligën shqiptare të futbollist ka zbuluar sot një fakt tronditës në studion e "Proçesit Sportiv".

Kur po diskutohej për ngjarjet e fundit në futbollin grek, ai ka marrë fjalën dhe ka sjellë në vëmendje një histori të së shkuarës së tij kur ishte arbitër në futbollin shqiptar.

Jemini rrëfeu se e kanë kërcënuar me plumb në dhomat e zhveshjes duke shtangur të ftuarit.

Unë kam gjetur një plumb në dhomat e zhveshjes gjatë kohës që isha gjyqtar. Do të thoshte se ‘nëse nuk fitojmë ne, të pret plumbi’. E kam çuar plumbin edhe në FSHF duke denoncuar këtë rast”, tha Jemini, por pa treguar se për cilën ndeshje bëhet fjalë.