Jeta Osh Qef
Home

Gruaja ia plas të vjellës pas asaj që gjen mes kikirikëve
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

I është kthyer stomaku përmbys një gruaje që po hante kikirikë në Ohio. Ajo ka gjetur një objekt të fortë, i cili i ka bërë përshtypje.

Nickolette Botsford ia dha objektin e fortë nënës së saj, e cila e nxori në dritë për ta kuptuar më mirë se çfarë ishte ai send. Ato të dyja u terrorizuan kur e panë se çfarë ishte në të vërtetë.

Nënë dhe bijë e kuptuan se objekti ishte një dhëmb njeriu i cili kishte shenja gjaku të thara nëpër të.

Gruaja u shpreh për mediat:

Isha shumë e mërzitur, po qaja, volla dy ose tre herë".

Më pas ajo shkoi menjëherë tek mjeku për të bërë vizitat rutinë, me frikën se ndonjë sëmundje apo infeksion i ishte shkaktuar.