Jeta Osh Qef
Home

Veliaj: Mbylleni çezmën kur lani dhëmbët
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe një herë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar punën e bërë në kryeqytet gjatë mandatit të tij, me superlativa.

I ftuar në studion e Bahskim Hoxhës, Veliaj u pyet për rritjen e faturës së ujit të pijshëm dhe për çudinë e të gjithëve, ai tha se Tirana është qyteti më i lirë në faturën e ujit, në krahasim me gjithë qytetet e tjera, edhe pse kjo gjë përkthehet tërësisht ndryshe në xhepat e konsumatorëve.

Sipas tij:

Fatura e ujit të Tiranës është më e lira nga të gjitha qytetet. Është më e lirë edhe se Durrësi për metër kub. Kjo rritje modeste na çon ne në kursimin e ujit, se është një mall i fundëm, jo i pafundëm.
Sikur 20 sekonda të mbyllet çezma, kompensohet rritja e çmimit të ujit. Psh., je duke larë dhëmbët? Mbylle çezmën teksa i shkumon… e kompenson".

V4

Duke dhënë leksione si të kursejmë ujin teksa lajmë dhëmbët dhe ndonjë pjesë tjetër të trupit,  suke u mburrur se kryeqyteti është qyteti më korrekt në këtë vend në pagesën e faturës së ujit të pijshëm, me 95.3%, justifikoi edhe heqjen e vendosjen sipas dëshirës së UKT-së, së sahateve.

Ai u shpreh se pagesa e sahatit në këto 27 vite është bërë nga vetë qytetarët dhe kështu do të vijojë.

Kryebashkiaku i Tiranës tha ndër të tjera:

Sot Tirana është qyteti që paguan më shumë ujin. 95.3% e qytetarëve e paguajnë ujin. Është qyteti më korrekt në vend. Pse të mos e paguajnë UKT sahatin?
Në 27 vite kjo kështu ka qenë. Është ligji që e vendos. Nëse sahati nuk kalon kolaudimin, duhet ndërruar".

V5