Jeta Osh Qef
Home

Uanda tradhëton Ikardin me shokun e tij të skuadrës?
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mediat italiane kanë spekuluar ditët e fundit se se futbollisti kroat i Interit, Marcelo Brozoviç ka pasur mardhënie me gruan e Ikardit, Uanda Narën.

Megjithatë nuk ka asgjë të vërtetë sa i përket kësaj historie pasi vetë furbollisti kroat është tronditur nga këti thashetheme, siç i cilëson ai.

Përmes avokatit të tij, mesfushori kroat i zikaltërve “konteston dhe hedh poshtë në mënyrë absolute njoftimet false të ditëve të fundit”.

Shumë njoftime false kanë dalë nga disa regjistrime anonime audiosh, që janë marrë e publikuar edhe nga mediet dhe disa gazeta pa marrë mundimin më të vogël për të verifikuar vërtetësinë e burimit, por janë shpifje, të paligjshme dhe të dëmshme për imazhin e lojtarit. Për më tepër, shpërndarja e paligjshme e një njoftimi të tillë ka marrë përmasa ndërkombëtare, veçanërisht në të gjithë Europën, por edhe në vendlindjen e tij Kroaci, me pasoja të rënda dhe shqetësim të thellë për vet lojtarin, bashkëshorten e tij dhe familjarë të tjerë”, thekson avokati i tij.