Jeta Osh Qef
Home

Kokaina në Maminas u porosit nga grupe të fuqishme nga Kosova
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

xkokaina.png.pagespeed.ic_.x6n-UybX-4

Disa javë pas kapjes së kokainës rekord në Durrës, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë publik një raport mbi grupet e fuqishme kriminale që mund të fshihen pas saj.

Grupi hetimor dyshon se banda të fuqishme nga Kosova që operojnë në tregun e kokainës në Zvicër mund të jenë porositësit e një pjese të kokainës që u kap në Maminas të Durrësit mes datave 27-28 shkurt.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e 613 kilogramëve kokainë kishte si treg kryesor kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin.

Grupit hetimor ngriti dyshime për shkak të udhëtimeve të shpeshta (6 herë brenda muajit) të Donald Lushajt për në Kosovë me dy automjete të ndryshme.

Besohet se një pjesë e kokainës do të dërgohej edhe në Zvicër, për të cilën porositës dyshohet se janë grupe të fuqishme nga Kosova.

Donald Lushaj dhe shoferi i kamionit që transportonte kontejnerin me banane ku ishte fshehur kokaina, Armando Pezaku, janë arrestuar nga policia.