Jeta Osh Qef
Home

2 mijë euro një bombë, pranga Gentianit që “u përcëllua” dje në Tiranë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shpërthim u dëgjua ditën e djeshme në afërsi të Institutit të Higjienës në Tiranë, ku një person ngeli i plagosur.

Viktimë e kësaj ngjarjeje është Gentian Hoxha. Edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, Hoxha është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe municion luftarak.

Gjatë kontrollit në servisin e celularëve iu gjetën 2 kapsolla ende të paplasura, disa qarqe elektrike, tela elektrik përcjellës dhe një mikroskop që dyshohej se përdorej për montimin e bombave, mëson BalkanWeb.

Sipas policisë në ketë ambient mund të këtë pasur edhe lëndë tjetër shpërthyese dhe ajo ka shpërthyer gjatë incidentit.

Një bombë dyshohet se tregtohej 2 mijë euro.