Jeta Osh Qef
Home

Përplasja me Ramën, Ndrenika: Projekti ishte një xhungël urbane
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

page

Ditën e djeshme, aktori Robert Ndrenika shkoi në Kryeministri së bashku me një grup të tjerë aktorësh për t’i kërkuar Edi Ramës të hiqte dorë nga shembja e teatrit.

Megjithatë, mediat kanë zbuluar ditën e sotme fjalën e plotë të aktorit të madh, ndërkohë që në Kryeministri u prezantua projekti i Teatrit të ri Kombëtar.

Rama injoroi komplet zërat kundër shembjes së kësaj godine historike dhe nuk e lejoi të flasë aktorin, duke i kërkuar që më parë të shohë prezantimin e projektit.

Në fjalën e tij, e cila nuk u dha në transmetimin direkt, Ndrenika u shpreh skeptik për projektin e paraqitur.

Aktori shprehet se qeveria duhet të heqë dorë nga skema e ndërtimit të Teatrit Kombëtar, përmes nismës PPP (Partneriteti-Publik-Privat).

Në fjalën e zbardhur nga "GSH.al", ai shprehet se projekti është i bukur si kartolinë, por që i ngjan një xhungle urbane.

Ndrenika mori si shembull Maqedoninë, e cila ka investuar 30 milionë euro për teatrin e vet.

Ai u shpreh se:

Kjo që pashë, më tepër m’u duk si kartolinë. Unë do të doja ta shihja edhe maket, ta dija si është skena, ato xhepat e skenave.
Gjërat që duhet të dimë dhe na interesojnë ne artistëve. Por kryesorja është se mua më shqetëson shumë ai partneriteti me privatin. Unë jam i bindur se shteti nuk e ka problem të ndërtojë një Teatër Kombëtar.
Dhe këtë nuk ma heq njeri nga mendja. Shembull kam. Shteti fqinj Maqedonia, që nuk po e respekton Marrëveshjen e Ohrit, që nuk po i respekton shqiptarët, ama po ju ndërton atyre një teatër. Po e bën vetë, pa partneritet publik privat.
Prandaj do ju lutesha shumë Kryeministrit, zonjës Ministre që të heqin dorë nga partneriteti privat dhe të gjejnë fonde. Kjo mund të bëhet. Sepse kjo që është këtu, ishte një dyndje, një xhungël urbane. Ajo u duk e bukur se duket si kartolinë, por do të shihni se çdo të bëhet. Pra unë jam i mendimit, që të shtyhet edhe ca kohë nëse duhet. Por ama shteti të ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar” .