Jeta Osh Qef
Home

Hodhi 25 nxënës në greminë, pranga shoferit nga Skrapari
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

1

Është vënë në prangat e policisë Astrit Hysi, shoferi i mikrobusit, i cili  ditën e djeshme u aksidentua teksa udhëtonte me 25 nxnënës.

Hysi humbi kontrollin e mjetit, i cili pasi bëri disa saltro përfundoi jashtë rruge, 20 metra në greminë. Në aksident u plagosën 11 nxënës. Fatmirësisht asnjë nuk është në rrezik për jetën.

Ditën e djeshme drejtuesi i minibusit, Astrit Hysi deklaroi në polici se shkak i aksidentit u bë defekti me frenat.

Banorët e zonës thanë se minibusi ka qenë me shpejtësi të lartë, pasi tentonte të parakalonte autobusin tjetër që transporton nxënës.

Ka qenë konkurrenca dhe nevoja për të mbledhur sa më shumë fëmijë, e për t’i çuar ata në shkollën e Çorovodës, ajo që ka detyruar Hysin të shtojë shpejtësinë e mjetit e të rrezikojë jetën e nxënësve, të gjithë nga mosha 14 në 18 vjeç.