Jeta Osh Qef
Home

Rrufeja “përcëllon” kishën, plagosen qindra besimtarë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

140617155401-irpt-lightning-storm-over-croatia-horizontal-large-gallery

Ishin duke u lutur, por të paktën 16 persona humbën jetën dhe 160 të tjerë u plagosën ditën e djeshme, kur një rrufe goditi një kishë në Ruandë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në jug të vendit dhe po komentohet në rrjetet sociale si "mposhtja e Zotit" në  shtëpinë  e tij.

Mësohet se rrufetë goditën edhe një grup prej 18 nxënësish në afërsi të kishës, duke vrarë njërin prej tyre.

Goditjet e rrufeve janë të shpeshta në Ruandë, një vend me shumë kodra dhe male ku moti i keq vret dhjetëra persona cdo vit.

Kjo nuk është tragjedia e parë që ndodh në një kishë, pasi theksojmë se vitin e kaluar, xhihadistët sulmuan një kishë në Irak, duke vrarë më shumë së 200 persona.