Jeta Osh Qef
Home

Bashkim Fino dërgon Dukën në CAS: Asgjë nuk ka mbaruar, “lufta” vazhdon
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pavarësisht se humbi në zgjedhjet e 7 shkurti për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe shpreson se do përmbysë gjithçka.

Ai ka vendosur ta vazhdojë betejën e tij tashmë ligjor në CAS ku edhe ka plotësuar dosjen e ankimimit në instutucionin më të lartë të drejtësisë.

Për “Panorama Sport”, ai ka sqaruar :

Më anë të një studioje ligjore shumë të mirë e kemi çuar çështjen në CAS, ku kemi kërkuar pavlefshmëri të Asamblesë Zgjedhore pasi kanë votuar Shoqata të parregullta dhe anëtarë që nuk i shërbenin një klub, por ishin nga rrethe te tjera. Në 28 shkurt ishte afati për plotësimin e dosjes dhe kemi qenë korrekt në këtë drejtim. Nuk kam informacione të tjera nga studio ligjore për detajet e seancave. Avokatët më kanë konfirmuar se dosja është pranuar. Fillimisht e kam dërguar dosjen këtu, por më vonë mund ta dërgoj edhe në Komisionin Etikës në FIFA. Lufta vazhdon, nuk ka mbaruar”, kanë qenë fjalët e Finos