Jeta Osh Qef
Home

Bllokohet Tirana për Ditën e Verës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nesër në të gjithë Shqipërinë do të festohet Dita e Verës, ndërsa festimet nuk do të mungojnë as në kryeqytet dhe në qytetin e Elbasanit. Bashkia e Tiranës ka lajmëruar prej ditës së sotme se cilat do të jenë akset rrugore që do të bllokohen.

Krahas aktiviteteve të shumta, është kërkuar që qytetarët të lëvizin në këmbë apo me biçikleta dhe t’i lënë në shtëpi makinat.

Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në rrugët:

  1. Nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në segmentin e blv. “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri blv. Zhanë D’Ark.

– Për këtë segment qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, do të bëhet si më poshtë:

– Në rrugën “Myslym Shyri” në kryqëzimin me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar majtas, sipas sensit të lëvizjes.

– Në blv. “Zhanë D’Ark”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.

  1. Nga ora 00:00 deri në orën 24:00 në segmentin e blv. “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me blv. “Bajram Curri” deri rrugën “Ismail Qemali”.

Për këtë segment qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:

– Në blv. “Bajram Curri” në kryqëzim me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.

– Në rrugën “Ismail Qemali” me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.

  1. Nga 00:00 e datës 14 Mars deri në orën 04:00 të datës 15 Mars në segmentin e rrugëve; “Pjetër Bogdani” nga “Ibrahim Rugova” deri “Sami Frashëri”; “Brigada VIII”; “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me blv. “Bajram Curri” deri me rrugën “Ismail Qemali”.

cats

Për këto segmente qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:

– Në blv. “Bajram Curri” në kryqëzim me “Ibrahim Rugovën”, drejtim i detyruar drejt, sipas sensit të lëvizjes.

– Në rrugën “Ismail Qemali” në kryqëzim me “Ibrahim Rugovën”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.

  1. Mjetet e transportit publik me itenerar në blv. “Dëshmorët e Kombit” do të devijohen në rrugët “Ibrahim Rugova”- blv. “Gjergj Fishta” – “Sami Frashëri” për të vazhduar në sheshin Ëillson për njërin drejtim. Për drejtimin tjetër, nga sheshi Ëillson – “Sami Frashëri” – blv. “Bajram Curri” – ura e Rr. “Elbasanit” për të vazhduar në rrugën “George Ë. Bush”.