Jeta Osh Qef
Home

Prag “lufte” në rajon? Rusia armatos Greqinë dhe Qipron
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

AAFF6FC4-556D-4F7E-866B-8EC17ECDDD83_cx0_cy1_cw0_w1023_r1_s

Tensionet në Egje duket se kanë arritur kulmin ditët  e fundit,  duke detyruar edhe fuqitë e mëdha ushtarakë të marrin masa.

Ndërkohë që Turqia po mban stërvitje  të mëdha ushtarake, duke sfiduar Greqinë dhe Qipron, Rusia dhe SHBA-ja i janë afruar rajonit.

Në zonë gjendet edhe Flota e Gjashtë Amerikane, por ajo që ka hyrë në lojë ka qenë Rusia, e cila ka armatosur Greqinë dhe Qipron.

Lajmi është bërë i ditur nga portali rus "Sputnik",  i cili citon  këshilltarin e lartë të Presidentit Putin, Vladimir Kozhin.

Në një deklaratë për mediat ruse, ai është shprehur se:
Greqia dhe Qipro janë jo thjesht vende të Bashkimit Europian, por edhe të NATO-s, dhe sipas konjukturës politike do të duhet të na evitojnë, por nuk është kështu.
Ne i kemi dorëzuar Qipros dhe Greqisë sisteme të mbrojtjes ajrore, ndërkohë që të dy vendet kanë dërguar kërkesa të reja".

Turqia duket se i ka "treguar dhëmbët" Greqisë dhe Qipros duke nxjerrë në det luftanijet e saj luksoze.

Stërvitja e madhe ushtarake në det e Ankarasë ka vjen pasi  Qipro ka njoftuar kompanitë e huaja për kërkime për gaz në zonën ekskluzive ekonomike në Egje.

Gazeta qipriote "Phileleftheros" raporton se Turqia po mban stërvitje ushtarake me anije rimorkimi e pajisje nënujore, nga 11- 18 mars dhe nga 22 deri më 29 mars.

Sipas gazetës dy prej anijeve kanë "rrethuar" Qipron.

Nga ana e vet Greqia nuk ka qëndruar indiferente, duke thënë se nëse Turqia ndërmerr hapa, situata do të degjenerojë në një incidenti të madh.