Jeta Osh Qef
Home

Hillary Clinton “hapet” dy herë në Indi
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Hillary Clinton kandidoi për kreun e Shtëpisë së Bardhë por u mposht thellë nga Donald Trump. Megjithatë, ajo vijon aktivitetin e saj të përditshëm dhe udhëtimet në vende të ndryshme të botës.

Clinton ka qenë në Indi, duke vizituar pallatin Jahaj Maha në Mandu. Ajo ka zbritur shkallët dhe ka humbur ekuilibrin duke rrëshkitur dy herë.

Këmbët nuk e kanë mbajtur, por fatmirësisht kanë qenë ndihmësit ata që i janë gjetur pranë për të shmangur një moment edhe më të sikletshëm.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, e ka kaluar me sportivitet këtë moment dhe ka vijuar të ecë në normalitet, pas rrëshkitjes së dytë, ndërsa kamerat kanë fiksuar gjithçka.

Videoja e mëposhtme është duke bërë xhiron në rrjetet sociale.