Jeta Osh Qef
Home

E paprecedentë/Fëmijët shqiptarë mbështesin sulmet e turqve në Siri
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bashkëjetesa fetare është traditë dhe karakteristikë e Shqipërisë. Një grup shqiptarësh nga qytete të ndryshme të vendit kanë shprehur mbështetjen e tyre për turqit dhe çdo veprimi që po kryen ushtria turke, përmes një videomesazhi.

Ata janë banorë në qytete të ndryshme të vendit tonë, duke nisur nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Berati, Vlora etj.

Njëri pas tjetrit ata dalin në video, përfshirë edhe një çift të moshuarish, duke folur për vëllazërinë turko-shqiptare dhe marrëdhëniet e ngushta mes vendeve.

Bie në sy fakti se videoja mbyllet me një fëmijë, të cilit i kanë rënë dhëmbët. Ai jep mesazhin e tij, ndërsa videoja titullohet "Mbështetja për operacionin në Afrin (Siri) nga shqiptarët".

Videoja po qarkullon në internet prej ditës së djeshme dhe nuk dihet cilët janë autorët e saj.