Jeta Osh Qef
Home

PSG-së nuk i ndahen problemet, presidenti merr një gjobë të frikshme
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

gettyimages-826341038Ditë të turbullta për PSG-në. Sikur të mos mjaftonte eleminimi nga Champions League dhe ështja ‘Neymar’, presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi po përballet me një problem të ri.

Ai është gjobitur nga një gjykatë në Egjipt me 18 milionë euro.

Sipas “Le Parisien”, Naser akuzohet se ka thyer ligjin e konkurrencës me rrjetin televiziv “BeinSports” në vendin afrikan.

Kjo gjobë vjen vetëm pak muaj pasi FIFA deklaroi hapjen e hetimeve për presidentin e PSG-së, që akuzohet për korrupsion për të drejtat televizive për Botërorët 2026 dhe 2030.