Jeta Osh Qef
Home

Furnizonin gjimnazistët me kanabis, 4 të arrestuar në Tiranë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

page

Shpërndanin droga të forta afër shkollave, por 3 të rinj dhe bashkëpunëtori i tyre 44 vjeçar janë arrestuar ditën e sotme nga policia.

Mësohet se grupi kriminal shiste për kohësh “Cannabis Sativa” pranë shkollave të mesme në kryeqytetin e Tiranës.

Por ditën e sotme ata janë kapur në flagrancë pranë një shkolle, ku ju janë gjetur 20 doza kanabis, e ndarë në porcione gati për t’u shitur.

Policia ka kapur në flagrancë  Kristjan Karaxhukun, 21 vjeç , Sulltan Rrapin, 20 vjeç ,Ervis Shehun  19 vjeç dhe Petrit Ndocin, 44 vjeç.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Petrit Ndocit, u gjetën e bllokuan 3 doza Cannabis Sativa dhe 1 patentë italiane e falsifikuar.