Jeta Osh Qef
Home

I shpërtheu celulari në dorë, ky është pronari që dyshohet se përgatiste bomba
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shpërthim i fortë brenda një dyqani ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku i plagosur ka mbetur një 34-vjeçar, i cili ishte edhe pronari i servisit të celularëve ku ndodhi shpërthimi.

Gentian Hoxha, i riu që shihni në fotot e mëposhtme është banues në Tiranë dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje, pasi në dyqan iu gjetën kapsolla dhe përcjellës.

Gjatë hetimeve të policisë në servis u gjetën dy kapsolla ende të paplasura, disa qarqe elektrike,tela përcjellës dhe një mikroskop, çka hedh dyshime të forta se mund të jenë pjesë e  mjeteve të punës të 34-vjeçarit.

Ka dyshime të forta se ai i përdorte këto mjete për montimin e bombave dhe ndonëse Hoxha është emër i panjohur për policinë, ai mund të ketë lidhje me tregtimin e lëndëve shpërthyese.

Një bombë e ndërtuar prej 34-vjeçarit dyshohet se tregtohej 2 mijë euro, sipas Neës 24.

Dyqani i përfolur gjendej në rrugën "Qamil Guranjaku”, pranë ish-Drejtorisë së Higjienës në kryeqytet.

Ndonëse Hoxha është dëmtuar rëndë siç shihet dhe në videon e mëposhtme, ai do të qëndrojë nën pranga për mbajtje pa leje dhe prodhim armësh.

Policia tha zyrtarisht se nuk është përcaktuar ende lloji i lëndës plasëse, megjithatë ka dyshime se bëhet fjalë për tritol. Ekspertë kriminalistë dhe ata antieksplozivë kanë konstatuar mbetje lënde plasëse në tryezën ku po punonte 34-vjeçari dhe disa copa celulari.

Nisur nga këto rrethana, ka dyshime që i riu mund të ketë qenë duke përgatitur ndonjë minë me celular. Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për ndonjë reaksion kimik në bateritë e celularëve, por përmasat e shpërthimit ishin shumë herë më të mëdha se plasja e lëndës përbërëse të baterisë.