Jeta Osh Qef
Home

Kontenieri me mish 12 vite të ndenjur vjen nga Belgjika dhe u shitet shqiptarëve
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mishi i eksportuar nga Veviba në Kosovë rezulton se ka 12 vite i ndjenjur dhe kjo ka çuar në zbulimin e skandalit aktual, raportoi këtë të martë “Het Laatste Nieuws”.

Sipas gazetës, një dokument gjykate thotë:

Me 19 shtator 2016, një kamion mishi Veviba në Bastogne arriti në Kosovë. Shumica e etiketave ishin shqyer. Në mbetjet e vogla që ishin ende të dukshme, u duk se mishi gjithashtu datonte që nga 2004. Mishi vinte nga thertoret Izegem dhe Harelbeke, por që ishin ri-paketuar në kuti tjera duke mbajtur shenjën Veviba.”

Po në të njëjtin muaj, Afsca u kontaktua dhe u informua për zbulimin e inspektimit të ushqimit nga shërbimet kosovare.

Gazeta ka kontaktuar një profesor në Universitetin e Ghent (UGent), Bruno De Meulenaer, i cili tha se një mish i ngrirë për 12 vjet nuk do të thotë domosdoshmërisht një rrezik për shëndetin, të paktën "nëse zinxhiri i ftohjes nuk është ndërprerë dhe mishi është ruajtur në -18.”

Ndërsa, deputeti shqiptar në Paralmentin e Brukselit, Ahmet Gjana, e ka quajtur këtë skandal një skemë të pastër korrupsioni që luan me jetët e shqiptarëve.

Deputeti në Bruksel, Gjana ka shkruar në Facebook:

Konteneri i mbushur me mishin e kalbur që vinte nga thertora Vivaba e Belgjikës dhe që u denoncua nga një blerës Shqiptar i Kosovës përmbante mish që kishte 12 vjet!
Shqiptarët e vendeve tona, nga mungesa e kontrolleve të mirëfillta shtetërore dhe nivelit të lartë të korrupsionit, janë bërë viktima të të gjitha trafiqeve më të fëlliqura në botë : ushqimi, ilaçët, … Produktet e pa shitura të botës me një datë skadencë më të vjetër shiten në vendet tona duke shkaktuar patologjia të panjohura ndonjëherë dhe në veçanti kancerin, numri i të cilit ka njohur një rritje marramendëse këto 20 vitet e fundit!
Është më se e nevojshme që të bëhet një ndryshim të qasjes, edhe një!, për mbrojtjen e jetës së Shqiptarëve!”