Jeta Osh Qef
Home

Hyri në fushë me pistoletë në brez, presidenti i PAOK-ut : Nuk bëra asgje
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Veprimi i presidenti i PAOK-ut, Ivan Savidis, i cili në ndeshjen kundër AEK-ut teksa u fut në fushë i armatosur duke kërcënuar gjyqtarin e ndeshjes, për golin e anuluar ka bërë xhiron e botës

Disa ditë pas kësaj ngjarje të rëndë, ka ardhur edhe reagimi i presidentit i cili ka kërkuar falje publike.

Nëpërmjet një deklarate publike, ai sqaron:

Të nderuar zotërinj, dëshiroj të kërkoj falje ndaj të gjithë tifozëve të PAOK-ut, të gjithë tifozëve grekë, komunitetit të futbollit. Nuk kisha ndërmend të ndërhyja te skuadra kundërshtare apo gjyqtarët. Nuk kam kërcënuar askënd. Unë dhe kolegët e mi jemi peng i institucionit të futbollit, që është krejtësisht i sëmurë. Po luftoj dhe do të vazhdoj të luftoj kundër sulmeve të vazhdueshme në të gjitha nivelet për një futboll të ndershëm, me arbitrim të ndershëm. Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Natyrisht, nuk kam të drejtë të dal në fushë në atë mënyrë. Reagimi im emocional është shkaktuar nga gjendja e përgjithësuar negative, që mbizotëron në futbollin grek kohët e fundit dhe nga të gjitha ngjarjet e papranueshme që ndodhën në fund të ndeshjes PAOK-AEK. Veprimet e gjyqtarit, ndërprerja e ndeshjes, protestat dhe hyrja në fushë e dhjetëra njerëzve të të dy ekipeve. Të gjitha këto mund të bënin që situate të degradonte dhe qëllimi im i vetëm ishte të mbroja tifozët e PAOK-ut nga provokimet", u shpreh Savidis.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, qeveria greke mori vendimin për të pezulluar kampionatin.