Jeta Osh Qef
Home

Kërkohet një futbollist që të gjuajë penalltitë te Juventusi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

861350654-kfmc--656x369corriere-web-nazionale_640x360Pavarësisht ecurisë fantastike si në kampionat, ashtu edhe në Champions League, një problem për Juventusin janë penalltitë e humbura në shumë ndeshje.

Këtë sezon, “Zonja e Vjetër” ka gabuar 4 nga 6 të dhëna, e kjo tregon se problemi është serioz.

Tani, trajnerin Alegri e ka zënë dhimbja e kokës pasi nuk di se cilit futbollist t’ia ngarkojnë barrën për të gjuajtur penalltitë, e për të qenë i pagabueshëm.

Sidomos me kampionatin që po shkon drejt mbylljes dhe gara me Napolin është e egër.

Më poshtë është renditja në përqindje e futbollistëve te Juves, në bazë të saktësisë nga pika e bardhë e 11 metërshit.

1- Mandzukic ka shënuar 5 nga 8 penallti në karrierë (62,5%)

2- Higuain ka realizuar 19 nga 26 penallti në karrierë (73%)

3- Dybala ka realizuar 17 nga 20 penallti në karrierë (85%)

4- Pjanic ka realizuar 7 nga 8 penallti në karrierë (87,5%)

5- Bernardeschi ka realizuar 10 nga 11 penallti në karrierë (91%)

6- Douglas Costa i ka realizuar të 4-ta penalltitë në karrierë (100%)

7- Marchisio i ka realizuar të 3 penalltitë në karrierë (100%)

8- Cuadrado i ka realizuar të 3 penalltitë në karrierë (100%)

Hall i madh dhe Alegri nuk ka faj pasi përgjegjësia në fund bie mbi të. Për kë do vendosë përfundimisht trajneri? Të presim e të shohim.