Jeta Osh Qef
Home

Vizita e ministres në qelinë e Bares, deputeti: Edi Rama i çoi një mesazh Aldos
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka vizituar Aldo Baren në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Është deputeti i PD-së, Flamur Noka, ai që e lidh vizitën e ministres me një mesazh që sipas tij e ka nisur Rama përmes Gjonajt.

Duket më shumë si teori konspirative, por me vend deri diku, pasi duket goxha e dyshimtë vizita e Gjonajt pikurish në qelinë e Aldo Bares.

Deputeti Noka shkruan në Facebook:

Ministrja e drejtësisë sot zhvilloi një vizite ne burgun e sigurisë se larte ne Peqin. Dhe çuditerisht i shkon ne qeli Aldo Bares. Te jete valle rastesi apo e planifikuar??? Cfare mesazhi po perpiqet te përcjell ministrja me ketë vizite ??? A po shantazhon dike Edi Rama duke i cuar ministren Aldo Bares? Si shpjegohet nje ndjeshmeri e tille e Edi Rames per kushtet e Aldo Bares kur ndërkohe nuk ja ndjeu fare dhe i flaku me nje te rene te lapsit 26 mije familje qe nuk kane as buke per fëmijët …A e pate se si ministrja lumturohej kur krerët e bandës Lushnjes flisnin me gjuhen e Edi Rames????A tregon ky kontrast se Edi Rama nuk eshte Kryeminister i shqiptareve por i bandave dhe krimit ??”

Ndërkohë deri më tani thuhet se Bare i është ankuar ministres për kushtet e burgut dhe sëmundjen e tij kronike.